Prezantuesja e njohur shqiptare, bëhet nënë për herë të parë

Prezantuesja e njohur shqiptare, bëhet nënë për herë të parë

Prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Fatma Methasani, u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe partneri i saj, Alfio Rrotani, u bënë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Noah.

MOS E HUMBISNI:
Reagimi i prishtinasve kur pyeten, “Hey a e din se frajerin e ki gay”

 

Lajmi u njoftua përmes rrjeteve sociale, ndërsa dyshjna ndanë imazhin e parë me fansat në llogaritë e tyre zyrtare në Instagram.

“Sot mësova përfundimisht çfarë do të thotë të duash dhe të të duan, sot mësova përfundimisht çfarë është dashuria. Sot jeta ime ndryshoi si kurrë me parë, sot erdhi tek ne Noah dhe babi Alfio dhe mami Fatma janë njerëzit më të lumtur në botë dhe e duan shumë shumë shumë”, kanë shkruar dyshja në postimet e tyre.

Të shumta ishin edhe urimet që moderatorja pranoi nga miqtë dhe personazhet e njohura publike përfshirë: Elita Rudin, Ylli Limanin, Venera Lumanin, Agnesa Vuthajn, etj.

Fatma përndryshe është një prej moderatoreve më të pëlqyera shqiptare, teksa për publikun u bë më e njohur në vitin 2014 kur filloi emisionin “Mad Day”, që pastaj u kthye në “Fun Day” në “IN TV”.