Prezantuesja izraelite qan për lajmin që do të mbyllet programi

Prezantuesja izraelite qan për lajmin që do të mbyllet programi

Një prezantuese lajmesh në Izrael nuk i mbajti dot lotët kur dha lajmin se televizioni ku punonte do të mbyllej.

Prezantuesja Geula Even- Saar nuk mundi të kontrollonte emocionet përderisa e lexoi një lajmërim spontan “të lajmeve të fundit” nga parlamenti që ky ishte transmetimi i fundit për “Channel One” të Izraelit, shkruan Mirror.

Stafi ishin në dijeni për planet e parlamentit të mbyllnin programin, por nuk prisnin lajmërim deri më datln 15 maj.

Prezantuesit dhe gazetarët e këtij televizioni e kritikuan ashpër vendimin për ta mbyllur 5 ditë përpara planifikimit, duke thënë se u është mohuar një lamtumirë e denjë.

Prezantuesja, e cila punonte me vite në këtë televizion, i lajmëroi shikuesit të martën për mbylljen.

“Në fakt, ky do të jetë programi ynë i fundit i lajmeve”, thotë ajo.

Më pas pauzon një moment për të marrë frymë dhe ndryshon pozitën.

“Ky është edicioni ynë i fundit. Kështu që pjesa e tjetër e këtij programi është e parëndësishme,” vazhdon ajo, me zë të ndryshuar nga emocioni.

Më tutje ajo vazhdon dhe falënderon të gjithë ata që kanë punuar me të, duke shtuar që kishte pasur kujtime shumë të mira me ta, dhe shpreson që të gjithë do të gjejnë një punë të re.

Ky program televiziv do të zëvendësohet menjë më të vogël të quajtur “Kan”.  /Insajderi.com

https://youtu.be/syKWx4Ikht8