Prezentuesja akuzon Jennifer Lopez për foton “nudo që po i bën gratë të ndjehen keq”

Prezentuesja akuzon Jennifer Lopez për foton “nudo që po i bën gratë të ndjehen keq”

Ulrika Jonsson ka kritikuar Jennifer Lopez për foton ku ajo pozon plotësisht nudo për promovimin e këngës së saj të re, duke thënë se pamja e këngëtares e cila është dy vjet më e re se ajo, e bëri atë ‘të qajë përbrenda’.

Ish prezantuesja e Gladiatorit 53 vjeç, akuzoi Jennifer Lopez 51 vjeç, për krijimin e ‘pritjeve joreale’ për trupat e grave.

Sulmi i saj vjen pasi JLo u zhvesh për një sesion të fotografive për të reklamuar këngën e saj të re In The Morning dhe ndau një prej këtyre fotove në Instagram, ku trupi i saj duket shumë i freskët dhe i tonifikuar.

Por Ulrika nuk ishte aspak e impresionuar nga arritja që ajo ‘e bëri atë të ndihet shumë keq’ ndërsa shtoi se vajza e saj Bo, 20, e pa këtë foto si “toksike”.

“Si një nënë e katër fëmijëve – dy prej të cilave janë vajza të reja të moshës 16 dhe 20 vjeç – unë shqetësohem me dhimbje për atë që po u bën efekti i të qenit të rrethuar nga këto imazhe dhe për ndjenjat e vetëvlerësimit”.

“Ata mund të më pretendojnë se janë të zgjuar dhe të vetëdijshëm për filtrat dhe se këto imazhe nganjëherë janë mjaft të ndryshme nga realiteti, por unë gjithashtu e di se, thellë-thellë, ata do të shikohen në pasqyrë ose në selfi që bëjnë dhe do të ndihen se duhet të duken ashtu”.

Ylli tha se Jen duket më mirë sesa ajo në të 27-tat me lëkurën e saj duke mos treguar asnjë shenjë të ‘celulitit ose plakjes’./Insajderi.com

Mirror