Princ Harry doli të bëjë pazar dhe e ngatërruan për shitës

Princ Harry doli të bëjë pazar dhe e ngatërruan për shitës

Ndërsa Princi Harry ishte duke bërë pazar me Meghan Markle për një pemë krishtlindjesh këtë mërkurë thuhet se ishte ngatërruar për një shitës pemësh, sipas një punonjësi aktual nga hambari që shiste pemë të freskëta.

Revista PEOPLE, konfirmoi se çifti kishin dalë për të blerë një pemë krishtlindjesh, për shtëpinë e tyre të re në Motencito, California, njofton Insajderi.

U paraqitën aq thjeshtë, sa njerëzit përreth nuk vunë re se janë anëtarët e familjes mbretërorë.

Sipas një punëtori të dyqanit, një vogëlush vrapoi drejt Dukës, duke menduar se ai ishte shitës në dyqan. “Meghan dhe Princi Harry erdhën në punën time sot, dhe u shitëm një pemë krishtlindjesh”, shkroi ne një postim, punëtori me emrin James.

“Aty ishte edhe një tjetër familje, dhe vogëlushi i tyre shumë i emocionuar vraponte mes pemëve dhe iu drejtua Harry-t duke mos e ditur se kush ishte. Sa i ëmbël”, shkruan më tej.

Ndërkohe, çifti  thuhet se planifikon të kalojë Krishtlindjet e tyre me Archie në shtëpi në ShBA, duke shënuar vitin e dytë me radhë që Meghan dhe Harry thyejnë traditën mbretërore për pushimet. /Insajderi.com