Princ Harry-n e pret një bisedë e vështirë me Mbretëreshën

Princ Harry-n e pret një bisedë e vështirë me Mbretëreshën

Princi Harry më në fund po fluturon drejt Britanisë për të vizituar gjyshen e tij pas muajsh në SHBA, por a do të jetë gruaja Meghan Markle me të? Dhe a do t’i heqë Mbretëresha Elizabetë titujt e tij – ose vizën – pas komenteve të tij thumbuese në garën Biden-Trump?

Pyetjet po vërtiten rreth Pallatit Buckingham edhe një herë pasi stafi morri urdhra për të përgatitur ish-shtëpinë e çiftit mbretëror, Frogmore Cottage, për vizitën e Harry-t, raportoi The Daily Mail, transmeton Insajderi.

“Harry dhe Meghan kanë djegur disa ura të rëndësishme që nuk mund të jenë të përtëritshme”, tha autorja mbretërore Penny Junor për The Mirror. “Tani për tani, kjo nuk duket se i shqetëson ata. Dhe e kuptoj Meghan-in pse ajo nuk do që të kthehet kurrë mbrapa”.

Thirrja për votim, e bërë nga Markle, ka ofenduar mbështetësit e Trump – dhe vetë presidentin – të cilët i konsiderojnë fjalët e Harry si një miratim taktik të demokratit Joe Biden.

Princi mund të ishte në një vizë dy-vjeçare emigrimi si bashkëshorti i një amerikaneje ose një pasaportë diplomatike për shkak të lidhjeve të tij mbretërore.

Nëse Harry ka një pasaportë diplomatike, ai shkel protokollin diplomatik nëse flet për politikë dhe nuk mund të bëjë donacione politike. /Insajderi.com

Burimi: Page Six