Princeshë Diana na mësoi mënyrën më të mirë për të komunikuar me një fëmijë

Princeshë Diana na mësoi mënyrën më të mirë për të komunikuar me një fëmijë
Burimi i fotografisë: Jayne Fincher / Hulton Royals Collection / Getty Images

Princesha Diana ishte e para anëtare e mbretërisë që ulej në gjunjë për të takuar një fëmijë. Para saj, anëtarët e tjerë të familjes mbretërore thjesht përkuleshin dhe shikonin nga lart fëmijët.

Kur po punonte si ndihmëse e mësuesit në një shkollë Montessori në Londër, Diana mësoi se duke u përkulur për të parë në sytë e një fëmije ndërsa fliste me ta i bën ata të ndihen të sigurt dhe të mirëpritur, shkruan Bright Side, transmeton Insajderi.

Ishte kjo një mënyrë e “Mbretëreshës së Zemrave”, që mësoi shumë prindër e kujdestarë se si duhej të komunikonim me një fëmijë. Komunikimi në nivelin e syve me fëmijët është e duhura sepse:

Ndihmon fëmijët të ndjehen sikur janë të rëndësishëm.

Diçka aq e thjeshtë sa ulja e vetes në nivelin e fëmijës i ndihmon ata të ndihen të vlerësuar. Kur vendosni kontakt me sy me fëmijën tuaj, kjo dërgon mesazhin se jeni plotësisht i angazhuar në atë që ata po ju tregojnë. Sipas specialistëve të Montessorit, gjunjëzimi për të folur me fëmijën tuaj i bën ata të ndjehen se ju i respektoni ata dhe ajo që ata kanë për të thënë ka vërtet rëndësi.

I bën ata të ndihen të sigurt.

Kur jeni duke parë një fëmijë ose kur përkulni pak gjunjët, mund të duket frikësuese për ta. Vendosja e kontaktit me sy me një fëmijë para se të filloni të flisni dhe të përdorni të gjithë trupin tuaj për të komunikuar tregon respekt. Kur arrini në të njëjtin nivel me fëmijën tuaj, kjo i ndihmon ata të kuptojnë që ju po i kushtoni vëmendjen tuaj të plotë dhe ata ndihen më të lidhur dhe të sigurt.

Tërheq vëmendjen e fëmijës.

Çdo prind mund të pranojë që tërheqja e vëmendjes së fëmijës tuaj ndonjëherë mund të duket e pamundur. Kur jeni gjunjëzuar në nivelin e fëmijës suaj, ata mund të shohin sytë, gjuhën dhe buzët tuaja kur flisni. Kështu, fëmija merr informacion para se të filloni të flisni, dhe kjo ju ndihmon t’i angazhoni ata në bisedë.

Ju ndihmon ta kuptoni më mirë fëmijën tuaj.

E dini se si fëmijët mund të bëjnë bujë të madhe për gjërat e vogla? Epo, kjo është për shkak se gjërat e vogla janë vërtet të mëdha për ta. Të qenit në nivelin e syve me fëmijën tuaj ju lejon të shihni atë që ata shohin. Përjetimi i gjërave nga këndvështrimi i tyre do t’ju japë një kuptim më të mirë se si fëmija juaj e percepton botën. /Insajderi.com