
Princi Harry ka mbërritur zyrtarisht në Kaliforni.
Duka i Sussex është bashkuar me “Silicon Valley BetterUp” si zyrtar kryesor. Këtë e konfirmoi kompania për CNN. Një zëdhënës i Harry gjithashtu konfirmoi rolin e ri të princit, njofton Insajderi.
BetterUp ofron trajnime dhe shërbime të shëndetit mendor për klientët. Në faqen e internetit të kompanisë renditet Harry si pjesë e ekipit të saj drejtues, duke e përshkruar atë si një “veteran humanitar, ushtarak, avokat i shëndetit mendor dhe ambientalist”. /Insajderi.com