
Sipas një raporti nga “The Sun”, Princi William është përshkruar si “seksi” 17.6 milionë herë në bloge, artikuj dhe faqe të ndryshme në internet, njofton Insajderi.
Ky numër është më i lartë se secili prej të famshmëve të tjerë tullacë, duke i dhënë atij titullin “tullaci më seksi i botës”, i cili citoi një studim nga grupi i kirurgjisë kozmetike Longevita.
Pas vendit të parë që zuri princi vijnë Mike Tyson, Jason Statham, Vladmir Putin dhe Patrick Stewart.
Figura të tjera të shquara në top 10-shë ishin Dwayne “The Rock” Johnson, Bruce Willis, John Travolta, Floyd Mayweather dhe Vin Diesel. /Insajderi.com