Princi William ‘i tronditur dhe i trishtuar’ nga sjellja e të vëllait ndaj Mbretëreshës

Princi William ‘i tronditur dhe i trishtuar’ nga sjellja e të vëllait ndaj Mbretëreshës
Burimi i fotografisë: AFP via Getty Images

Sipas Page Six, burime pranë Princit William pretendojnë se mbretëria aktualisht është “me të vërtetë e trishtuar dhe e tronditur vërtet” nga sjellja “ofenduese dhe mosrespektuese” ndaj gjyshes Mbretëreshës Elizabeth, njofton Insajderi.

Raporti i Times tregon se Duka i Kembrixhit ishte “shumë i mërzitur” nga Harry dhe bashkëshortja e tij, se ata do të largoheshin zyrtarisht nga detyrat e tyre mbretërore. Një burim i afërt me familjen e quajti këtë veprim “të dobët dhe fyes për Mbretëreshën”, duke shtuar, “mos ofendo gjyshen tënde, Harry”.

Anëtarët e tjerë të familjes thuhet se ishin “shtangur” nga toni i përgjigjes së Harry dhe Meghan, i cili adresoi drejtpërdrejt pretendimin e Mbretëreshës se çifti nuk mund t’i përmbahet shërbimit publik. /Insajderi.com