Prindërit e Bebe Rexhës po shërohen nga koronavirusi

Pas tre javësh me gjendje shëndetësore të rënduar nga koronavirusi, Bebe Rexha thotë se prindërit e saj janë më mirë, njofton Insajderi.

Prindërit e Bebe Rexhës po shërohen nga koronavirusi

Bebe Rexha ka zbuluar se prindërit e saj kanë kontraktuar koronavirusin dhe ishin “shumë të sëmurë” për tre javë.

Nëna dhe babi i këngëtares 30-vjeçare – Bukurije dhe Flamur – të dy dolën pozitiv me Covid-19, dhe këngëtarja kishte konsideruar të ti jepte vetë makinës nga Los Angeles ku po jeton deri në New York ku gjenden prindërit e saj, që t’u rrinte atyre afër gjatë betejës me koronavirus, njofton Insajderi.

“Ata u sëmurën me koronavirusin dhe ishin shumë të sëmurë për tre javë, dhe unë isha shumë e shqetësuar,” tha ajo për emisionit televiziv amerikan Extra.

“Unë isha po mendoja t’i jepja vetë makinës deri në New York që të kujdesem për ta”, tha ajo. “Ata ishin shumë të vendosur që unë dhe vëllai im të mos shkonim, por më në fund ata janë më mirë. Më në fund ata mund të shijojnë përsëri ushqimin. Jam vërtet mirënjohëse”.

Bebe ka punuar shumë gjatë vetë izolimit për këngë të reja. Ajo gjithashtu ka qenë duke bashkëpunuar me David Guetta për këngë të reja përmes Zoom dhe ka përfunduar punën në albumin e saj të ri./Insajderi.com