Prindërit e shtrirë në spital me COVID-19, Teuta Krasniqi ndan një mesazh

Prindërit e shtrirë në spital me COVID-19, Teuta Krasniqi ndan një mesazh

Të sëmurë më COVID-19, prindërit e aktores, Teuta Krasniqi janë shtrirë në spital, njofton Insajderi.

Të dy, burrë e grua, Milazim dhe Edibe Krasniqi po trajtoheshin në shtëpi, por me rekomandimin e mjekëve trajtimi tyre do të vazhdojë në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur, profesori në Fakultetin e Gazetarisë, Milazim Krasniqi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Të respektuar miq, pas disa trajtimi në banesë nga COVID-19, sonte Edibja dhe unë u shtruam në spital. Po shpresojmë ta kalojmë me sukses këtë sprove të rëndë. Ndihma që mund të bëni për në është vetëm duaja juaj në këtë muaj të shenjtë. Faleminderit”, shkruan Krasniqi në postimin e tij. /Insajderi.com

Së fundmi, ishte aktorja që reagoi me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Teuta Krasniqi ka ndarë me ndjekësit e saj në “Facebook” një foto nga karantina e vitit të kaluar kur Tara dhe Kaia komunikonin me gjyshërit përmes lidhjes online me video.

“Para një viti me mall, tash edhe me më shumë mall…”, është shprehur Teuta krahas fotos. /Insajderi.com