Prisni pak! Si përfundoi Rita Ora në librat shkollorë në Spanjë?

Prisni pak! Si përfundoi Rita Ora në librat shkollorë në Spanjë?

Shpesh kur kemi hapur librat shkollorë dhe kemi parë fotografi të njerëzve, kemi menduar se kush mund të jenë.

Por disa nxënës në Spanjë mund të njohin fare mirë një personazh në librin e tyre të anglishtes, sepse qëllon të jetë këngëtarja me famë botërore Rita Ora, njofton Insajderi.

Në vëmendjen e të gjithëve se pari herë e solli një përdorues në Twitter, i cili fotografoi faqen e librit për të konfirmuar nga ndjekësit e tij në se ajo është Rita.

“Dikush të më konfirmojë nëse kjo është Rita Ora dhe të më shpjegojë se çfarë bën në një libër të anglishtes së shkollës së mesme”, ka shkruar një përdorues spanjoll në Twitter.

Po i njëjti postim është ndarë edhe nga nëna e këngëtares, Vera Ora. Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo thotë, “Oh Zot kush e ka vendosur Ritën e vogël në një libër të anglishtes? E adhuroj”. /Insajderi.com