
Pas pesë vitesh refuzimi për të publikuar muzikë të re, këngëtarja e muzikës pop Rihanna (ka të ngjarë që) ka ndryshuar mendje, duke i ngacmuar ndjekësit e saj në Instagram se ajo mund të publikojë një këngë të re së shpejti.
Të mërkurën, kur festoi suksesin e albumit të saj të fundit në studio, “Anti”, ajo postoi në Instagram për të falënderuar të gjithë ata që mbështetën projektin e vitit 2016.
Postimi i saj theksoi se si “Anti” tani është albumi i parë nga një artiste femër më ngjyrë që ka kaluar pesë vjet në “Billboard 200 chart”.
Teksa i ktheu përgjigje një ndjekësi të saj që i komenti në postim, ajo tha se ndoshta do të lansojë vetëm një këngë. /Insajderi.com
View this post on Instagram