Producentët televizivë janë duke përdorur manekinë në skenat e seksit gjatë epidemisë me Covid-19

Producentët televizivë janë duke përdorur manekinë në skenat e seksit gjatë epidemisë me Covid-19

Një prej mënyrave të shumta se si epidemia ka afektuar jetën e përditshme, është pjesa kur aktorët dhe ekipi filmik duhet të xhirojnë skena seksi në kohën kur epidemia është bërë rreziku më i madh ndaj njerëzimit.

Gjaë xhirimeve të serialit “The Bold and Beautiful” u përdorën manekin (kukulla) të cilat i kanë zëvendësuar njerëzit në skenat intime dhe skena të spitalit, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

“Në fillim ne i hoqëm krejtësisht skenat e seksit, por seriali dukej shumë i thatë pa to, sepse kryesisht është i bazuar në romancë dhe marrëdhënie familjare,” thotë Bradley Bell, producenti ekzekutiv i këtij seriali.

“Ideja e radhës ishte të përdorim manekin për skenat intime dhe skenat në spital. Kjo deri më tash po funksionon mjaft mirë. Ne po xhirojmë nga distanca të largëta dhe nuk mund të e dallosh që nuk janë njerëz.”

Poashtu edhe seriale si Riverdale, The L Word: Generation Q dhe Dinasty janë duke e konsideruar të përdorin manekin në vend të aktorëve./Insajderi.com