Producenti i Beyonce përballet me akuza për sulm seksual

Producenti i Beyonce përballet me akuza për sulm seksual

Producenti fitues i çmimit Grammy, Detail, i cili ka punuar me yje si Beyonce, Lil Wayne dhe Nicki Minaj, është akuzuar që ka dhunuar 5 gra dhe ka sulmuar seksualisht një tjetër.

Sulmet kanë ndodhur mes viteve 2010 dhe 2018 në Los Angeles, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Producenti, emri i të cili është Noel Christofer Fisher ka ndihmuar në krijimin e hitit të Beyonce ‘Drunk in Love’.

Ai i mohon të gjitha akuzat.

Detail u arrestua të mërkurën dhe ka paguar 6.3 mijë dollarë për të dalë nga burgu.

Prokurori ka thënë se të gjitha këto dhunime, kishin ndodhur në shtëpinë e tij, me gra të moshave 18 deri në 31 vjeç dhe se nëse dënohet, ai mund të marrë maksimumin prej 225 vitesh.

Detail ka punuar hite me këngëtare si Jennifer Lopez, Wiz Khalifa, Future dhe Kelly Rowland./Insajderi.com