
Producenti i njohur amerikan, David Guillod, i cili qëndron prapa filmave si “Extraction”, apo “Atomic Blonde”, i cili ka qenë nën hetime për vjet të tëra, të hënën i janë ngritur akuza për 11 krime seksi, duke përfshirë dhunim, kidnapim për të shkaktuar dhunim dhe dhunim me viktimë të droguar, ka thënë Prokurori i distriktit të Santa Barbara-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan USA Today, njofton Insajderi.
Veprat e tij janë bërë gjatë viteve 2012, 2014 dhe 2015, dhe janë të përfshira katër gra të ndryshme, nga mosha 27 deri 41 vjeçe.
Nëse dënohet, atëherë Guillod do të dënohen deri në 21 vjet heqje lirie.
Guillod, 53 vjeçar, u arrestuar dhe qëndroi për një kohë në burgun e Barbara-s, por më pas ka paguar një dorëzani prej një milion dollarësh dhe tani do të mbrohet në liri./Insajderi.com