
Arbër Gjikolli që të gjithë e njohin si Big Bang, i cili numëron hite të panumërta, është bërë baba për herë të parë.
Lajmin e ëmbël e bëri të ditur sot nëna e tij me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Lirije Gjikolli ndau një foto të vogëlushit që quhet Titan, ku shkruan, “Prapë gjyshe”.
Arbëri i cili është edhe vëllai i reperit Gjiko, kurorëzoi dashurinë e tij me Blerina Bokshin në tetor të vitit të kaluar. Aso kohe çifti kishin organizuar një dasmë të madhe me shumë të ftuar. Ndër familjarë e miq edhe shumë të njohur ishin prezent në celebrimin e martesës së çiftit. /Insajderi.com