Projekti “House of Dragons”, vazhdim i serialit “Game of Thrones” ka filluar procesin e kastingut

Projekti “House of Dragons”, vazhdim i serialit “Game of Thrones” ka filluar procesin e kastingut

Projekti i serialit “House of Dragons” që është i bazuar në kult serialin “Game of Thrones” ka filluar procesin e përzgjedhjes së aktorëve.

Ngjarjet e këtij seriali datojnë 300 vite para historisë që rrëfehet në serialin “Game of Thrones” dhe fokusohet në familjen Tangaryen, raporton People, shkruan Insajderi.

Projekti në fjalë është i bazuar në romanin e George R. R. Martin, “Fire and Blood”, i cili ishte publikuar në vitin 2018 dhe tregon historinë e familjes Targaryen, 300 vite para ngjarjeve të Game of Thrones.

Seriali është produkt i Martin dhe Ryan Condal, të cilët do të bashkëpunojnë me Miguel Sapochnik, i cili ka bërë regjinë e disa prej episodave më të paharrueshme të “Game of Thrones”./Insajderi.com