Projekti i fundit i Mentor Hazirit dedikuar artistëve që nuk janë më në mesin tonë

Projekti i fundit i Mentor Hazirit dedikuar artistëve që nuk janë më në mesin tonë

2020-ta ishte vit i kobshëm për artin dhe kulturën shqiptare. Kosova i dha lamtumirën e fundit Nexhmije Pagarushës, Leze Qenës dhe Violeta Rexhepagiqit.

Këngëtari ferizajas, Mentor Haziri gjatë ditës së djeshme publikoi këngën “Për ju” ku në videoklip shfaqen fotografi të emrave të shquar të artit shqiptar që nuk janë më në mesin tonë.

Nexhmije Pagarusha, Vaçe Zela, Dr. Flori, Ergi Dini, Francesk Radi, Adriana Abdullahu, Violeta Rexhepagiqi janë disa nga emrat që këngëtari u kushtoi këtë projekt nostalgjik.

“Për ju” është projekti i pasues i këngës “Mara” që artisti publikoi rreth dy muaj më parë./ Insajderi.com