Përveç muzikës, pasioni më i madh i Bleonës është aktrimi dhe në vazhdimësi ajo është angazhuar në projekte filmike për role të vogla, njofton Insajderi.
Në llogarinë e saj në Instagram, Bleona kishte treguar se filmi i ri është gati dhe shumë shpejt do të na zbulojë titullin. Ajo do të luajë rolin e një “boss laddy” dhe do quhet Brooke.
Së fundmi ajo ndau edhe një skenë nga xhirimet që po bëhen në Tonopah në Nevada. Prapa kamerave ajo shihet e mbështjellë me një peshqir, dhe një nga anëtarët e ekipit po e mbulon atë në gjak fals.
Gjatë videos ajo shpejgon që personazhi i saj Brooke, vdes në film si pasojë e një lëndimi ku humbet shumë gjak. /Insajderi.com
View this post on Instagram