Pa dyshim që është e vështirë të zgjedhësh midis publikimeve të reja dhe të preferuarave të vjetra që na vijnë në transmetim. Këtu do të gjeni një listë të dobishme për filmat më të mirë të muajit shtator që mund t’i shihni deri në fund të këtij muaji, por pse jo, edhe për të gjithë sezonin e vjeshtës, njofton Insajderi.
1. Not Another Teen Movie
Një film i frymëzuar drejtpërdrejt nga vala e komedive për adoleshentë të viteve ‘90. Do ju bëjë të qeshni pafund.
2. Wildlife
Nëse doni të jeni më emocional, mund të shihni Wildlife. Është një dramë familjare thellësisht emocionale dhe është po ashtu një nga filmat më të mirë të viteve të fundit.
3. Magic Mike
Një udhëtim i egër, seksi, nëpër botën e zhveshjes së mashkullit.
4. I’m thinking of ending things
Një gërmim surreal, ekzistencial i psikologjisë njerëzore.
5. Midnight Special
Një thriller rreth një historie të përzemërt babë e bir.
6. Alive
Gati apo jo, sezoni drithërues është afër! Një film me izolim dhe zombie – ku ka zgjedhje më të mirë sesa kjo për këtë Halloween?
7. Enola Holmes
Një nga filmat më të mirë dhe origjinal të Netflix deri më tani. Bazuar në serinë e librave me të njëjtin emër nga Nancy Springer.