Dua Lipa sapo debutoi në universin pop reggaeton në një këngë të re me J Balvin, Bad Bunny dhe Tainy, me titull “Un Día” (“Një ditë”), njofton Insajderi.com
Kënga e prodhuar nga NEON16, producentët e njohur si Tainy dhe Lex Borrero, “Un Día” është shoqëruar me një video muzikore të drejtuar nga Stillz.
Para dy ditësh, ishte bërë publike bashkëpunimi, mirëpo videoklipi erdhi si një surprizë.
Ndonëse dihej se një i tillë do të publikohej, publiku priste paraqitjen e ndonjërit nga artistët e bashkëpunimit, mirëpo asnjëri nuk u shfaq. Në videoklip ishte pjesë Úrsula Corberó që luan personazhin e Tokyo-s, në serialin e famshëm “La Casa de Papel”.
Ndiqni më poshtë bashkëpunimin e ri. /Insajderi.com