Protestuesit nigerianë nuk mirëpritën aspak iniciativën e Beyoncé

Protestuesit nigerianë nuk mirëpritën aspak iniciativën e Beyoncé

Rihanna, Kanye West dhe Nicki Minaj janë ndër shumë të famshëm që kanë mbështetur protestat kundër brutalitetit të policisë në Nigeri. Por protestuesit u shfaqën shumë të pakënaqur kur Beyoncé foli.

Protestuesit kundër brutalitetit të policisë thonë se të martën mbrëma në Lagos burra të ushtrisë u i rrethuan dhe qëlluan mbi ta ndërsa ata këndonin himnin kombëtar, diçka që ushtria e mohon, duke e quajtur si “lajm të rremë”, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Kështu, shumë të famshëm në të gjithë botë reaguan. Aktori i humorit i Afrikës së Jugut, Trevor Noah shkroi:

 “Ashtu siç kemi parë në SHBA policia në Nigeri po u përgjigjet protestave rreth brutalitetit të policisë me më shumë brutalitet policor”.

Rihanna postoi në Twitter një foto të një flamuri nigerian të lagur me gjak.

Nikki Minaj bisedoi drejtpërdrejt me protestuesit në tweet-in e saj në shenjë solidariteti, duke thënë: “Zëri juaj po dëgjohet”.

Dhe pastaj erdhi deklarata e Beyoncé.

Përmes bamirësisë së saj, BeyGood, ajo tha: “Më thyhet zemra kur shoh brutalitetin e pakuptimtë që po ndodhë në Nigeri… ne jemi duke bashkëpunuar me koalicionet për të siguruar kujdes shëndetësor urgjent, ushqim dhe strehim”.

Dhe kjo nuk u mirëprit aspak mirë nga protestuesit dhe njerëzit e përfshirë në trazirë.

“Kush i tha Beyonce se ne jemi të uritur”, komentoi sipërmarrësi dixhital, Papi Jay.

E njëjta gjë u theksua edhe nga sipërmarrësja, Mercy Ehimare. “A mund t’i thotë dikush kësaj gruaje që nuk jemi të uritur? Ne kemi nevojë për mbështetje për të luftuar për ekzistencën tonë,” u përgjigj ajo.

Përdoruesit e Twitter ishin ofenduar që Beyoncé dukej sikur supozonte se ishin të varfër. Kjo sigurisht nuk ishte se si shtypi nigerian i përshkroi njerëzit që filluan protestat. /Insajderi.com