Prurja e parë muzikore e Dua Lipës për 2021-tën

Prurja e parë muzikore e Dua Lipës për 2021-tën
Burimi i fotografisë: SS: Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa ka njoftuar se do të lansojë javën e ardhshme këngën e re me titull “We’re Good”, njofton Insajderi.

Është kënga e parë e yllit të muzikës për vitin 2021 dhe vjen pas dy hiteve “Levitating” dhe “Fever”.

Lëngëtarja ndau lajmin e mirë në rrjetet e saj sociale duke ndarë edhe një poster artistik ku shihet e veshur me një fustan jeshil dhe doreza të së njëjtës ngjyrë ku në theks vihet edhe një unazë me diamant gjigant.

Kënga e re do të lansohet me datë 11 shkurt, por një orar i caktuar akoma nuk është bërë i ditur. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)