
Kushdo që ndjek këngëtaren, Aurela Gaçe në Instagram, e dinë se postimet e saj janë gjithnjë të mirë menduara me përshkrime që herë janë shumë qesharake e herë tjera shumë prekëse, njofton Insajderi.
E ky i fundit, një postim i rrallë nga ajo, këngëtarja publikoi një fotografi të së bijës e cila po feston ditëlindjen e saj. Më saktë nëntë vjetorin, dhe Gaçe shoqëroi këtë ditë me një dedikim të veçante për të bijën, Grace.
Nën foton e vajzës që ka shkrepur fotografi i njohu Fadil Berisha si një dhuratë për të, këngëtarja tregon pse prindërit zgjodhën pikërisht këtë emër për vajzën.
“9 vjet më pare erdhe në jetën tone, Grace, Hiri I Perëndisë. Prandaj te quajtëm kështu, sepse ardhja jote është bekim e hir për jetët tona”, fillon shkrimin ajo.
“Më dhe statusin e nënës, më ndryshove jetën. Jetofsh e gëzofsh jetën, gëzimi ynë i parë”, përfundon këngëtarja. /Insajderi.com