Pse birra shkakton uljen e fertilitetit?

Pse birra shkakton uljen e fertilitetit?

Birra është një pije alkoolike me shije të hidhur, dhe krijohet nga një kombinim i maltos, lupolos dhe ujit. U pëlqen si burrave dhe grave, por konsumi i ekzagjeruar ka të ngjarë të ndikojë në fertilitetin të dyve. Konsumi i shumtë dhe i vazhdueshëm i kësaj pije, mund të ndërhyjë në funksionimin e hipotalamusit dhe hipofizës, strukturat anatomike që rregullojnë prodhimin e hormoneve seksuale.

Një rrezik i mëtejshëm që prek më shpesh meshkujt, është i lidhur me birrën e amballazhuar në plastikë:një substancë që përbahet në shtresën plastike e cila gjendet në brendësi të këtyre kontejnerëve të veçantë, Bisfenoli A ose BPA, mund të pengojnë prodhimin e spermatozoideve.

Pijet alkoolike dhe birra, të konsumuara për një kohë të gjatë dhe në sasi të mëdha, mund të pengojnë formimin e rregullt të qelizave riprodhuese, si tek mashkulli ashtu edhe tek femra. /bota.al