Pse fotoja topless publikuar nga Rihanna acaroi komunitetin hindu?

Pse fotoja topless publikuar nga Rihanna acaroi komunitetin hindu?
Burimi i fotografisë: Rihanna/INSTAGRAM

Rihanna ka zemëruar komunitetin hindu me një fotografi “mosrespektuese” në Instagram, në të cilën ajo mban një varëse me diamante me perëndinë hindu Ganesha.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Komentuesit në llogarinë e saj në Instagram e kanë quajtur paraqitjen e saj si përvetësimin kulturor sa i përket gjerdanit që ajo mbante rreth qafës, njofton Insajderi.

“Ju keni vënë një gjerdan hyjnie dhe një Murthi të kulturës sime që tashmë është përvetësuar mjaftueshëm nga ana kulturore”, shkroi një komentues.

“Si mund të quhet kjo në rregull kur një person ka më shumë se burime të mjaftueshme për të zbuluar së paku kuptimin dhe domethënien e zinxhirëve dhe varëses rreth qafës së tyre?”, shkruan një i dytë.

“Shpresoj se ajo do ta kthejë gjerdanin, dukshëm nuk e ka të qartë se si duhet vënë, ky është një çnderim i çmendur”, shkroi një tjetër.

Tradicionalisht, Ganesha përfaqëson suksesin dhe mençurinë. Statujat bashkë me pikturat e saj janë gjerësisht të disponueshme në Indi.

Nuk është hera e parë që Rihanna akuzohet për përvetësim kulturor dhe specifikisht orientalizëm. Në tetor këngëtarja kërkoi falje për përdorimin e një kënge me tekst islam në shfaqjen e saj të modës Savage X Fenty. /Insajderi.com