
Një prej çifteve më simpatike të estradës shqiptare, Naim Abazi e Mihrije Braha kanë qenë të ftuar në emisionin “Review” në kuadër të rubrikës “Dhurata e Natës”.
Ata kanë dhuruar një show të jashtëzakonshëm, përplot të qeshura e fakte interesante të cilat më parë audienca kosovare nuk i ka dëgjuar.
Një prej pyetjeve të Mihrijes kundrejt bashkëshortit të saj, Naimit ka qenë ajo që për tri ditë rresht e ka brengosur.
Këngëtarja pyet Naimin se ku ka qenë para këtyre ditëve deri në tre të natës, dhe përgjigja e Naimit ka dëshmuar se sa të sinqertë janë ata mes veti.
Naimi tregon që atë natë ka qenë duke punuar në studio për të sjellë në dritë projektet e reja muzikore të Mihrijes dhe motrës së saj.
Më poshtë e gjeni të plotë emisionin “Review” i cili transmetohet në RTV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 20:10.
Review #Eurovision2020 me Robert Berishen
Review #Eurovision2020 me Robert Berishen e si #DhurataeNates në shtrat me Mihrije Brahen dhe Naim Abazin.
Gepostet von Review am Samstag, 2. November 2019
/ © Insajderi – Review /