Pse Kanye West është i bindur që martesës së tij nuk i ka ardhur fundi?

Pse Kanye West është i bindur që martesës së tij nuk i ka ardhur fundi?
Burimi i fotografisë: Jamie McCarthy/Getty Images

Reperi amerikan Kanye West është i bindur se ish-gruaja e tij Kim Kardashian nuk është në favor të divorcit të tyre, sipas raporteve të fundit, njofton Insajderi.

Sipas burimeve, reperi “e di se” ikona e modës nuk dëshiron të finalizojë divorcin, pavarësisht se ajo kishte paraqitur dokumentet për ndarjen e tyre zyrtare muajin e kaluar.

Burime për HollywoodLife, zbuluan: “Kanye nuk ka paraqitur një përgjigje për paraqitjen e divorcit të Kim sepse ai ende nuk pranon që Kim do ta përfundojë divorcin. Ai e di se si është Kim dhe e di që ajo nuk dëshiron ta bëjë këtë”.

“Ai është mirë, pavarësisht gjithçkaje. Reperi me të vërtetë nuk beson që Kim do t’i japë fund martesës së tyre. Kanye e sheh këtë si një lëvizje në një lojë shahu, prandaj nuk ka reaguar ose bërë asgjë. Duket se ai nuk ka në plan të paraqesë një përgjigje së shpejti. E gjithë familja e saj është shtangur”, shtoi burimi. /Insajderi.com