Pse Meghan Markle nuk do të jetë prezente në funeralin e Princit Philip?

Pse Meghan Markle nuk do të jetë prezente në funeralin e Princit Philip?

Princi Harry do të udhëtojë drejt Anglisë që të jetë pranë familjes në funeralin e Princit Philip por bashkëshortja e tij, Meghan Markle nuk do të jetë krah tij, konfirmon ekskluzivisht Us Weekly, njofton Insajeri.

“Meghan do të qëndrojë në Kaliforni. Sipas udhëzimeve të mjekut ajo nuk mund të udhëtojë”, thotë burimi. “Ajo është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe rekomandohet që ajo të pushojë”.

Çifti zbuluan në shkurt se Meghan është në pritje të fëmijës së tyre të dytë pasi më parë kishte pësuar një abort verën e kaluar.

Lajmi i shtatzënisë së çiftit erdhi disa ditë para se Pallati Buckingham të konfirmonte se ata nuk do të ktheheshin si anëtarë të familjes mbretërore Britanike pas hapit të tyre fillestar tu distancuar nga rolet e tyre mbretërore në mars 2020. Ndërsa përgatiten të mirëpresin të voglin e tyre, dyshja po tregohen tëpër të kujdesshëm kur bëhet fjalë për shëndetin e Meghan. /Insajderi.com