Një paraqitje e fundit e Rita Orës në publik ka nxitur thashetheme se ajo dhe i dashuri i saj producenti, Romain Gavras janë fejuar, njofton Insajderi.
Në disa foto të shkrepura gjatë vikendit, Rita Ora shihet me një aksesor vezullues në gishtin e saj – një unazë me një gur të madh ngjyrë të errët, e rrethuar me diamante të vogla.
Rita Ora po shijonte një darkë me motrën e saj Elenën dhe dy mike të saj, dhe sipas burimeve të “The Sun”, ajo po mburrej me unazën e saj të re në gisht.
Një burim i tha gazetës: “Rita po u tregonte unazën mikeve të saj të cilat u mahnitën”.
“Ajo dukej shumë në humor, por sa doli nga restoranti ajo futi dorën në xhep”, thotë më tej burimi.
Në anën tjetër, Rita Ora nuk ka konfirmuar lidhjen e saj me Gavras, por këta gjashtë muajt e fundit dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri tjetrit. Madje ata kaluan edhe verën bashkë duke pushuar në Ibiza dhe Korfuz.
Përkundër spekulimeve, një burim ka këmbëngulur për gazetën se unaza ishte vetëm një stoli dhe se ajo në fakt, nuk është fejuar. /Insajderi.com