Pse nuk është martuar Capital T?

Pse nuk është martuar Capital T?

Reperi, Capital T vazhdon të jetë një nga artistët më të komentuar të skenës shqiptare, shkruan SHQIP.com

Ai shumë shpesh përflitet për lidhje me vajza të ndryshme por që shumë rrallë deklarohet.

Së fundi Trimi  ka qenë i ftuar në emisonin ‘Robi plaket kur don vet’ ku si rrallëherë ka folur për jetën e tij private.

Gjatë kësaj bisede reperi ka zbuluar se është beqar duke u shprehur:

“Thjesht nuk i ka ardh koha, ajo është me ndjenjë nuk është se e ki të përcaktuar, jeta shumë e ngarkuar nuk e ki kohën me ja dediku dikujt qysh duhet. Besoj zoti e ka shkru një fat për mu edhe kurdo që vjen mirësevjen”, ka deklaruar ai.

Reperi së fundi ka lansuar projektin e tij më të ri të titulluar” Valle”, i cili deri më tani numëron mbi 500 mijë klikime në platformën Youtube./SHQIP.com