Pse së fundmi qarkulluan përsëri lajme për lidhjen abuzive të Rihanna-s me Chris Brown?

Pse së fundmi qarkulluan përsëri lajme për lidhjen abuzive të Rihanna-s me Chris Brown?

Së fundmi në shumë media vendore dhe ndërkombëtare qarkullonin lajme për deklaratat e Rihanna-s në lidhje me sulmin fizik të të dashurit të saj Chris Brown, në vitin 2009.

Lajmet lanë të besohet se këto ishin deklarata të reja, por që në fakt datojnë në vitin 2012, nga një intervistë me Oprah Winfrey, njofton Insajderi.

Por pse e gjitha u riaktualizua?

Komentet që Rihanna bëri për Chris janë në trend pasi O Network ngarkoi audio nga intervista e 2012 në një podcast të Oprah.

Burime të shumta mediatike trajtuan informacionin, duke besuar se audio ishte e re dhe se Rihanna ishte ende e dashuruar me Chris 11 vjet pas sulmit.

Përshkrimi i podcastit në të gjitha platformat e transmetimit tani sqaron se intervista u zhvillua në 2012.

Hera e fundit që Rihanna foli për lidhjen e saj ishte në vitin 2015 në një intervistë për Vanity Fair.

Çfarë kishte ndodhur mes Chris Brown dhe Rihanna 11 vjet më parë?

Në vitin 2009, këngëtari Chris Broën pranoi të ketë sulmuar fizikisht Rihanna’n në natën e Grammy Awards, duke e goditur.

Chris u dënua me kusht për pesë vite dhe 6 muaj punë për shërbime të komunitetit. Ai poashtu mori urdhrin të qëndrojë 50 metra larg saj.

Sulmi i dhunshëm ndodhi në makinë kur Rihanna pa një mesazh nga një grua tjetër në telefonin e Chris. Ata filluan të grinden dhe kjo përfundoi në dhunë. /Insajderi.com