Pse të gjitha asistentet e Megan Markle, gruas së princit Harry, e lënë punën

Pse të gjitha asistentet e Megan Markle, gruas së princit Harry, e lënë punën

Kur Meghan Markle u martua me Princin Harry nga familja mbretërore e Anglisë, kjo gjë nuk kaloi pa shkaktuar habi te të pranishmit. Meghan u bë e famshme si aktore në serialin “Suits”. Fakti që ajo kishte qenë aktore dhe poashtu e martuar dhe e divorcuar e klasifikoi si të papërshtashme për familjen mbretërore.

Mirëpo që prej martesës së saj në muajin maj të vitit 2018, Meghan përpos një martese prej më të mëdhave në histori, mori vëmendjen për faktin se shumë shpesh, asistente të saj kanë lënë punën, raporton Daily Mail, shkruan Insajderi.

.Melissa Toubati, e njohur si një prej asistenteve më të shkathta të  Hollywood-it, e njohur për shkathtësinë e të përshtaturit me kërkesat e divave më të mëdha, filloi të punojë si asistente e Meghan.

 

Edhepse të punosh për Familjen Mbretërore ishte një prej pikave të kulmit të karrierës për Melissën, ajo dha dorëheqje pas gjashtë muajsh. Thuhet se Meghan arriti të prek pika të dobëta dhe të thyejë durimin e hekurt të asistentes. Gazeta The Mirror kishte raportuar që Melissa shpesh kishte përfunduar orarin e punës duke qarë./Insajderi.com