Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve VMA të vitit 2020, këngëtari The Weeknd – i cili mori në shtëpi çmim për R&B dhe videon më të mirë të vitit për “Blinding lights” – u duk se kishte një hundë të thyer dhe sy të zi dhe ishte gjakosur gjatë performancës së tij në krye të Hudson Yards në New York City.
Por e gjitha ishte vetëm grim.
Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, përqafoi një estetikë të ngjashme me filmin e shkurtër “After Hours”, i cili ka të njëjtin emër si albumi i tij më i fundit, dhe në videoklipin muzikor për “Blinding Lights”.
Nëse i keni parë videot e fundit të Abel, do ta keni vënë re se tema aty është me tone dramatike. Në videon e “Blinding Lights” , ai shfaqet teksa i jep makinës i dehur dhe më pas me fytyrë të gjakosur. Për të promovuar muzikën e re, këngëtari shfaqet prej muajsh me këtë grim.
Ndërsa dje, pasi fitoi “Kënga R&B” më e mirë, Abel dha një mesazh të veçantë që lidhej me jetët e humbura të njerëzve me ngjyrë.
“Eshtë shumë e vështirë për mua ta shijoj këtë moment. Thjesht dua të them, drejtësi për Jacob Blake dhe Breonna Taylor”. /Insajderi.com
Burimi: Marie Claire