
Që pas hyrjes së tij në “Për’puthen”, Rinian Leka mori vëmendjen me qëndrimin dhe stilin e tij a la italian.
Pak ditës pas debutimit të tij në skenën e dashurisë, në rrjete sociale filluan të qarkullojnë fotografi që pretendonin se konkurrenti ishte i martuar jashtë me një vajzë ruse.
Thashethemet shkuan edhe aq larg, sa thuhej se ai ishte baba i një fëmijë, njofton Insajderi.
Në edicionin e fundit të “Për’puthen Prime”, konkurrenti sqaroi të gjitha thashethemet. Ashtu siç e kishte theksuar që në prezantim, ai u fut një emision pas një lidhjeje të gjatë të cilës i kishte ardhur fundi disa muaj më parë.
Konkurrenti pranoi se me gruan ruse në foto, kishte qenë në lidhje për shtatë vjet dhe ishte i fejuar. Çifti nuk arritën të kalojnë altarin pasi që u ndanë, si rrjedhojë interesave të ndryshme në jetë.
Sa i përket thashethemeve se ai është baba, Riniani sqaroi se fëmija në foto ishte i një mikut të tij shumë të afërt, fëmijë të cilin ai e kishte pagëzuar. /Insajderi.com