Publikohen bisedat telefonike: Morena Taraku e kërcënon me gjakmarrje, burrin që ia dhuroi ‘Bentley-n’ e vjedhur

Publikohen bisedat telefonike: Morena Taraku e kërcënon me gjakmarrje, burrin që ia dhuroi ‘Bentley-n’ e vjedhur

Modelja shqiptare nga Peja, Morena Taraku ka kërcënuar nëpërmes telefonit personin që ia ka dhuruar Bentley-n e vjedhur, se do të hyj në gjak me të nëse ky i fundit nuk i përgjigjet telefonatave të saj brenda 20-minutave.

Ky kërcënim është bërë publik për herë të parë sonte në emisionin “Review”, ku janë ndarë disa audio-incizime të tjera të përmbledhura në një të vetme, shkruan Insajderi.

Në një pjesë modelja dëgjohet duke u betuar për kokë të babit të saj. Kërcënimet e Tarakut vazhdojnë duke e sharë personin me familje e më pas edhe duke i thënë se është me fat që s’janë asnjëri në Kosovë, pasi që ka vite që kjo e fundit jeton në Turqi.

20-minuta i ki fore, me m’ thirr, me m’kërku falje, edhe me m’kallëzu çka është problemi,” – vazhdon me kërcënime këngëtarja, e cila kërkon që me çdo kusht të sqarohet me personin “bamirës” që i dhuroi Bentley-n 235-mijë eurosh.

Që nga muaji tetor i vitit që shkoi (2019) ka qenë cak i mediave, qysh kur u zbulua dosja e ngritur ndaj saj, e cila ishte mbyllur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë pa kurrfarë sqarimi.

Në anën tjetër Dogana e Kosovës ka vlerësuar se e njëjta ka tentuar t’i shmanget pagesës së taksës doganore, duke e paraqitur si të re veturën me mbi 2-mijë km të kaluara.

Skandali u bë edhe më i madh, kur u kuptua se vetura jo vetëm se nuk ishte e re, por ishte edhe e vjedhur.

Policia e Kosovës e kishte konfiskuar menjëherë veturën, e cila dy javë më parë iu kthye pronarit në Gjermani.

Më poshtë e gjeni të plotë audio-incizimin e siguruar ekskluzivisht nga emisioni “Review” i cili është prodhim i Gazetës Insajderi, e që transmetohet çdo të shtune në ora 20:10 në RTV Dukagjini.

Pjesa e transkriptuar ku Morena Taraku kërcënon personin që i ka dhuruar veturën e vjedhur:

“Veç nale telin oj k***vë. Nale telin se përnime kom me u bo e pa ftyrë, krejt çka ki t’gjallë ka me t’i shk****y. Maje mend çka po të thom, pasha kryt e babait, krejt qeto ditë ki me i pagu, babin be jom tuj ta bo.

Krej çka ki t’gjallë, jo që kom me t’i shk***y krejt të familjes që i ki, po krejt k**** që i ke pasë edhe krejt sendet në jetë që i ki, mbaje mend qa po të thom.

Shqyr që s’jemi najkah në Kosovë, se kisha ardh njo ka njo krejt robt t’i kisha q* qetash, qaq shumë që më ke bo nervoz.

20-minuta i ki fore, me m’thirrë, me m’kërku falje, edhe me m’kallëzu çka është problemi. Pasha atë bab që e kam të gjallë e t’vdekun, babin jom ka ta boj be se jashtë kontrollës m’ke qit, nuk m’thirrë, kom me e thirr (emër i njohur për redaksinë) edhe krejt kom me i kallëzu edhe në mos i thofsha une me hi n’gjak me ty e poshtër jam. 20-minuta i ki fore, veç 20-minuta. “