Publikohen fotografi të kryeministrit në pushime

Publikohen fotografi të kryeministrit në pushime

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur që kohën e lirë të kësaj fundjave ta kalojë në det.

Si shumë herë të tjera destinacionet e tij të preferuara janë bjeshkët por me rastin e ardhjes së verës kjo preferencë e tij ka ndryshuar.

Haradinaj në publik njihet edhe si një prej politikanëve shqiptar që i kushton më së shumti rëndësi aktiviteteve sportive. Prandaj, në fotografinë që e ka siguruar Express Rozë, duket në top-formë.

Ndryshe, shumë qytetarë janë nisur këtë fundjavë drejt Shqipërisë dhe Malit të Zi për ta shijuar detin, kjo për shkak të motit të mirë që po mbretëron në këto vende turistike.