Publikohet bashkëpunimi i ri i Dua Lipës me Madonna dhe Missy Elliot

Publikohet bashkëpunimi i ri i Dua Lipës me Madonna dhe Missy Elliot

Një nga bashkëpunimet që Dua Lipa vetëm se ka ëndërruar që do të ndodhë, sapo  publikua.

Bashkëpunimin me dy nga idhujt e saj si Madonna dhe Missy Elliot, këngëtarja shqiptare e ka quajtur si të ‘pabesueshëm’, njofton Insajderi.

Remix-i erdhi si bashkëpunim mes treshes, për këngën “Levitating” që është pjesë e albumit të dytë të Dua Lipës, e që mban titullin “Future Nostalgia”.

Kënga remix u realizua edhe me videoklip, ku në disa skena Dua Lipa shfaqet edhe me të dashurin e saj,modelin Anwar Hadid.

Më poshtë mund të ndiqni të plotë bashkëpunimin dhe videoklipin. /Insajderi.com