Publikohen bisedat e Don Xhonit me modelen ruse

Publikohen bisedat e Don Xhonit me modelen ruse

Reperi i njohur, Don Xhoni, duket se ka nisur një romancë dashurie në distancë me modelen ruse, Ariana Lirey.

Bisedat mes tyre duket se po konsolidohen dita ditës.

Ishte vetë reperi ai i cili ka publikuar në Instagram një pjesë nga biseda në WhatsApp.

Në audio dëgjohet modelja duke i thënë diçka në rusisht.

E pyetur nga Don Xhoni, ajo e ka përkthyer se në shqip i bie “të dua Xhonatan Isufi im”.

Dyshja ende nuk janë takuar ndonëse ftesa nuk ka munguar./Insajderi.com