
vdiq në gjumë nga pneumonia, dështimi i zemrës dhe pleqëria sipas certifikatës së tij të vdekjes.
TMZ siguroi certifikatën e vdekjes së Connery dhe tregon se ai vdiq nga dështimi i frymëmarrjes si rezultat i pneumonisë, moshës së vjetër dhe fibrilacionit atrial – një rrahje e çrregullt e zemrës që mund të rrisë rrezikun e goditjeve në tru, dështimit të zemrës dhe ndërlikimeve të tjera të lidhura me zemrën, transmeton Insajderi.
Dokumenti tregon se ai vdiq më 31 tetor në 1:30 të mëngjesit në shtëpinë e tij në Bahamas.
Profesioni i tij renditet si një aktor në pension. Bashkëshortja e Sean, Micheline Roquebrune, tha se ai vdiq i qetë në gjumë. Aktori ishte 90 vjeçar. /Insajderi.com