Konkurrenti i shumë përfolur në Për’puthen, Atdheu Xheravina, u pa në krah të një vajze tjetër e cila nuk është pjësë e këtij programi, pikërisht në ditën e të dashuruarve me 14 shkurt, njofton Insajderi.
Atdheu në fillim kishte një pëlqim ndaj tashmë ish-konkurrentes, Ana Lleshi, e cila ishte larguar pas skandalit me Arionin.
Pas largimit të Anës, ai vazhdoi takimet me dy konkurrentet tjera, Melisën dhe Sindin.
Ndërsa, së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku shihet Atdheu në krah me një biondinë të panjohur për publikun, ku fansat menjëherë kanë aluduar se ajo është e dashura e tij./Insajderi.com