Por, bukuroshja shqiptare nuk ka humbur kohë dhe tashmë ka një të dashur të ri në krah të saj.

Ajo ka konfirmuar se është në lidhje me vëllanë e motrave Gigi dhe Bella Hadid, Anwarin, me të cilin po kalon momente magjike në “Barclaycard British Summer Time Hyde Park” të Londrës.

Madje, dyshja edhe publikisht kanë shkëmbyer puthjen e parë duke i dhënë vulë thashethemeve se kanë nisur lidhjen e tyre.

Këngëtarja 23-vjeçare u bë e afërt me modelin gjatë kohës së qëndrimit të saj në Los Angeles, sipas The Sun.

Nuk është hera e parë që Dua ka ka lidhje me familjen Hadid, kjo pasi ajo edhe është shoqe e ngushtë me supermodelen, Gigi, dhe kjo mund të jetë një shenjë afrimiteti me vëllanë e saj.