Ditën e djeshme (28 tetor), janë shpallur zyrtarisht artistët që do të marrin pjesë në “Festivalin e Këngës”, event ky i rëndësishëm jo vetëm për traditën dhjetëra vjeçare, po edhe pse fituesi i festivalit, përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, njofton Insajderi.
Lista e artistëve është publikuar nga gazetarja Kozeta Kurti, e cila pohoi se festivali është në faza më konkrete.
Komisioni për pranimin e këngëve, i përbërë nga artistja e njohur Alma Bektashi, përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovizion Jonida Maliqi dhe Eugent Bushpepa, poeti Agim Doçi e kompozitori Klodian Qafoku, ka vendosur se 26 artistët pjesëmarrës do të jenë këta:
- “Peng”- Devis Xherahu
- “Valixhja e kujtimeve” – Orgesa Zaimi
- “Kush je ti dashuri” – Festina Mejzini
- “E morën botën” – Franc Koruni
- “Pendesë”- Inis Neziri
- “Kam me t’ba me kajt” – Sardi Strugaj
- “Më jep jetë” – Gjergj Kaçinari
- “Nëse vdes” – Durim Morina (Mirudi)
- “Tjerr” – Evi Reçi
- “Vashëzo” – Rosela Gjylbegu
- “Vallja e jetës” – Klevis Bega (Kastro Zizo)
- “Do t’ia dal” – Klinti Çollaku
- “Karma” – Anxhela Peristeri
- “Si ajo”- Wendi Mancaku
- “Ty” – Fatos Shabani
- “Vajzë” – Florent Abrashi
- “Njësoj” – Enxhi Nasufi
- “Ajo vajza” – Kamela Islamaj
- “Zjarri im” – Era Rusi
- “Jo” – Erikson Lloshi
- “Më mbron” – Xhesika Polo
- “Ora e jetës”- Manjola Nallbani
- “E lirë” – Giliola Haveriku
- “Nënë” – Viktor Tahiraj
- “Vendi im” – Agim Poshka
- “Meteor” – Stefan Marena
“Një edicion i pazakontë i Festivalit na pret, diktuar edhe nga kushtet e situatës në të cilën ndodhemi”, shkroi Kurti, së bashku me listën që publikoi në llogarinë e saj në Instagram.
Kujtojmë se në edicionin e kaluar, me një rezultat të ngushtë me Elvana Gjatën, trofeun mori Arilena Ara. Kjo e fundit nuk mundi të përfaqësojë Shqipërinë në spektaklin e madh evropian, sepse si pasojë e pandemisë, Eurovizioni u anulua. /Insajderi.com