Këngëtarja e njohur nga Kosova, Gresa Behluli mbajti mbrëmjen e djeshme kanagjegjin, vetëm dy ditë para dasmës e cila do të mbahet të shtunën.
Në kanagjegj Gresa dhe mamaja e saj, këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza kanë kënduar këngën e tyre më të re, të krijuar posaçërisht për këtë ditë.
Në rrjete sociale po qarkullon një video ku Gresa shfaqet e përlotur teksa këndon këngën së bashku me të ëmën.
Në fund Gresa përqafon të ëmën duke dhuruar shumë emocion edhe tek të ftuarit.