Publikohet një fotografi shumë e rrallë e Elvana Gjatës

Publikohet një fotografi shumë e rrallë e Elvana Gjatës

Motra më e madhe e Elvana Gjatës, Migena sot feston ditëlindjen, njofton Insajderi.

Ndonëse dy motrat jetojnë shumë larg njëra tjetrës, Elvana sërish ka gjetur një mënyrë që të suprizojë motrën në ditën e saj të veçantë. Këtë na e tregoi vetë Migena duke ndarë një fotografi të pa publikuar më parë ku shkruan edhe disa fjalë për motrën e vogël.

“Më mungonte shumë motra ime, që është njeriu më i ëmbël që dikush mund të ketë në jetën e tij. Ajo do të qëndrojë para derës pa asnjë njoftim… vetëm për të më befasuar mua. P.s Si zakonisht”, ka shkruar Migena Gjata përkrah fotos ky të dyja janë vetëm vogëlushe.

Migena jeton në Gjermani dhe si pasojë e pandemisë ajo nuk ka pasur shumë mundësi të vizitojë familjen e saj që jeton në Tiranë.

Motra e Elvanës është dy vjet më e madhe se këngëtarja dhe me profesion është soprano. /Insajderi.com