Pak ditë më parë Luana Vjollca publikoi videoklipin e saj më të ri me titull “Sonte” në bashkëpunim me Ramadan Krasniqin. Kënga u pëlqye shumë dhe ka arritur 1 milion shikime në Youtube.
Mirëpo një skenë nga videoklipi Luana e ka fshirë dhe këtë e bëri të ditur vetë.
Këngëtarja ka postuar në Instagram një video ku shfaqet e veshur me fustanin me tyl teksa prapa saj qëndrojnë balerinat me gota në duar.
“Skena që nuk doli në klip”, shkruan Luana në videon e postuar ku shfaqet paksa e tensionuar pasi siç duket skena nuk i ka pëlqyer shumë.