Publikohet platforma për digjitalizimin e librave shqip dhe autorëve për vitet 1945 deri 1990

Publikohet platforma për digjitalizimin e librave shqip dhe autorëve për vitet 1945 deri 1990

Digjitalizimi i librave, sidomos në këtë periudhë, ka sjellë më pranë lexuesit literaturën nga autorë shqiptarë si  Beqir Musliu, Asen Kavaev, Anton Pashku, Rexhep Qosja, Martin Camaj, Adem Demaçi e Anton Çeta.

Këtë platformë mund ta gjeni si books.flossk.org dhe mund të lexoni në çdo kohë, në çdo vend dhe nga autorë të çfarëdo periudhe.

Iniciativa e marrë nga organizata “Free Libre Open Source Software Kosova” iu ka dhënë lexuesve mundësinë që të kenë libra nga periudha pak më të vjetra, duke përfshirë autorët dhe veprat e viteve 45-90.

Platforma është mbështetur nga programi “Kultura për Ndryshim” nga BE, kjo iniciativë pritet të zgjerohet më shumë në të ardhmen./Insajderi.com