
Edhe pse është menduar se pas daljes nga emisioni nuk do të jetë shumë aktive, ish-konkurrentja e programit “Për’puthen”, Tea Trifoni, nuk e ka ndërmend të ndalet duke sjellë risi të reja.
Ajo ka bërë me dije se tani do të jetë pjesë e televizionit si moderatore.
Ky emisioni i cili do të moderohet nga Tea quhet “Goca dhe gra” madje është publikuar edhe promoja e cila tashmë po bënë gjiro në rrjete sociale.
Tea ka postuar promon e emisionit duke shkruar “Shihemi se shpejti”.
Ndryshe, bashkë me Tean do të moderojnë edhe Olesia Leço, Fatma Haxhialiu dhe Krista Merkoçi.
Kjo është hera e parë që e shohim Tean të angazhuar në profesionin e saj që nga dalja nga emisioni.
Ajo është përfolur vetëm për jetën e saj dhe lidhjet që ajo ka pasur./Insajderi.com