Publikohet traileri i serialit të ri të Netflix “One Flew Over the Cuckoo Nest”

Publikohet traileri i serialit të ri të Netflix “One Flew Over the Cuckoo Nest”

Javën e kaluar i pamë pamjet e para të serialit të ri të Netflix, “One Flew Over the Cuckoo Nest”.

Ky serial na vjen nga krijuesi i serialit “American Horror Story”, Ryan Murphy, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Tash është lansuar edhe traileri i këtij seriali, ku Sarah Paulson luan rolin e infermieres malicioze Mildred Ratched.

Fillimi i serialit me djallëzoren Ratched që arrin më spitalin psikiatrik të Kalifornisë, ku shtiret si infermiere e dedikuar dhe bëhet dëshmitare e “eksperimenteve me mendjen njerëzore”, na kthen në reminishencë me disa pamje të serialit “American Horror Story”.

Poashtu ky trailer na ofron më shumë me karakteret e aktorëve partnerë të Paulson, përfshirë Cynthia Nixon, Judy Davis, Sharon Stone, Jon Jon Briones, Finn Wittrock, Charlie Carver, Alice Englert, Amanda Plummer, Corey Stoll, Sophie Okenedo dhe Vincent D’Onofrio.

Seriali do të ketë dy sezone me 18 episode secila, dhe do të dalë premierë në Netflix më 18 shtator./Insajderi.com